Milan Kundera: Këto janë pyetjet që torturojnë të gjitha çiftet…

Milan Kundera

“Dilemat e dashurisë…”, nga Milan Kundera

“…nuk ja ka bërë kurrë vetes ato pyetje që torturojnë të gjitha çiftet njerëzore: më dashuron? Ka dashuruar dikë tjetër më shumë se mua?

Më do më shumë se e dua unë? Ndoshta të gjitha këto pyetje drejtuar dashurisë, që e masin, e hetojnë, e shqyrtojnë, e vendosin nën një pyetësor, arrijnë vetëm ta shkatërrojnë në lindjen e saj.

Ndoshta nuk jemi në gjendje të dashurojmë pikërisht sepse dëshirojmë të jemi të dashuruar. Vlen të thuhet: dëshirojmë diçka nga tjetri në vend që të afrohemi pa pretendime e të duam vetëm praninë e thjeshtë të tij..”.

(Shkëputur nga “Lehtësia e papërballueshme e qenies”)

ObserverKult


Lexo edhe:

MILAN KUNDERA 91-VJEÇAR, DHURON BIBLIOTEKËN E TIJ NË VENDLINDJE

Autori i veprës së famshme “Lehtësia e padurueshme e qenies”, Milan Kundera, ka vendosur të dhurojë bibliotekën dhe arkivin e tij privat, për bibliotekën e qytetit të vendlindjes së tij, Brno, në Republikën Çeke. Aty ku ai kaloi fëmijërinë.

Sipas njoftimit nga zyra e shtypit e bibliotekës në Brno, i gjithë koleksioni i librave të Milan Kunderës do të transferohet nga Parisi, ku jeton artisti, në Republikën Çeke. Kjo do të ndodh gjatë vjeshtës.

Shkrimtari i famshëm 91-vjeçar, dhuron gjithashtu librat e tij, të përkthyer në çekisht dhe dyzet gjuhë të tjera. Po ashtu artikuj të gazetave që ai shkroi, recensione dhe përmbledhje të veprës së tij, fotografi dhe vizatime.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult