
“Smira është feja e mediokërve” thotë Zafón-i me gojën e personazhit të tij. Dhe shpjegon sesi smira i ngushëllon mediokrit, u përgjigjet brengave që i brejnë ata përbrenda dhe, më në fund, ua kalb shpirtin dhe i lejon të përligjin meskinitetin e tyre, lakminë e tyre, derisa ato t’u duken jo vese, por virtyte.
Një fe e tillë i bën të besojnë se portat e parajsës do të hapen vetëm për fatkeqët si ata, që kalojnë nëpër jetë pa lënë kurrnjë gjurmë përveç rropatjeve të tyre të ndyra për t’i zvogëluar të tjerët dhe për të përjashtuar, madje mundësisht për t’i shkatërruar ata të cilët, për faktin e thjeshtë që ekzistojnë dhe që janë ata që janë, ua nxjerrin në pah varfërinë shpirtërore, mjerimin mendor dhe mungesën e këllqeve.
“Lum ai të cilit i lehin kretinët, – thotë personazhi, – sepse shpirti i tij nuk do t’u përkasë atyre kurrë”,
E përktheva lirshëm, por me keqardhjen që shkrimtari Carlos Ruis Zafón nuk diti shqip në mënyrë që ta pasuronte gjuhën e vet me termin “smirëzi / -nj”, siç e ka farkëtuar shqipja duke përfytyruar, përtej smirës, edhe një smirë të zezë.
Nga: Carlos Ruiz Zafón, Loja e engjëllit, 2008.
Aurel Plasari
ObserverKult
lexo edhe:
Më i përkthyeri: Gabiel Garcia Marquez “e mposht” Miguel de Cervantesin…