Nga Milan Kundera
“Të gjithë kemi nevojë që dikush të na shohë. Ne mund të ndahemi në katër kategori, sipas llojit të shikimit që na nevojitet.
Kategoria e parë dëshiron shikimin e një numri të pafundëm sysh anonimë, me fjalë të tjera, shikimin e publikut.
Kategoria e dytë përbëhet nga njerëz që kanë një nevojë jetike që të shihen nga shumë sy të njohur. Këta janë organizatorët e palodhur të festave me kokteile dhe darkave.
Këta janë më të lumtur se sa njerëzit në kategorinë e parë, të cilët, kur humbasin publikun, kanë ndjesinë sikur dritat janë fikur në dhomën e jetëve të tyre. Kjo u ndodh të gjithë atyre, herët a vonë. Njerëzit në kategorinë e dytë, nga ana tjetër, gjithmonë mund t’i kenë sytë që u nevojiten.
Pastaj është kategoria e tretë, kategoria e njerëzve që duan të jenë vazhdimisht para syve të personit që dashurojnë. Situata e tyre është po aq e rrezikshme, sa edhe situata e njerëzve në kategorinë e parë. Një ditë, sytë e të dashurit të tyre do të mbyllen, dhe dhoma do të bjerë në errësirë.
Dhe në fund, është kategoria e katërt, më e rralla, kategoria e njerëzve që jetojnë në sytë imagjinarë të atyre që nuk janë të pranishëm. Këta janë ëndërrimtarët”
ObserverKult
Lexo edhe:
Milan Kundera, nga ndalimi në Shqipëri te prezantimi si zë i Evropës
Romani i parë që shkrimtari çek, Milan Kundera, shkroi në gjuhën frënge, pas historisë së njohur të tronditjes që pësoi nga zbulimi i ‘tradhtisë stilistike’ të përkthyesit, është në shqip.
“Ngadalësia” e përkthyer nga Mirela Kumbaro qe zanafilla e një takimi për Ditët e Europës dhe një grishje drejt veprave të tij.
Kliko për ta lexuar tekstin e plotë KETU
Lexonga po ky autor edhe:
Milan Kundera: Sot, pa Brodin, Franz Kafkës nuk do t’i dinim as emrin…
ObserverKult