Milan Kundera, nga ndalimi në Shqipëri te prezantimi si zë i Evropës

Romani i parë që shkrimtari çek, Milan Kundera, shkroi në gjuhën frënge, pas historisë së njohur të tronditjes që pësoi nga zbulimi i ‘tradhtisë stilistike’ të përkthyesit, është në shqip. “Ngadalësia” e përkthyer nga Mirela Kumbaro qe zanafilla e një takimi për Ditët e Europës dhe një grishje drejt veprave të tij.

Pas “Shakasë”, “Identitetit”, “Mosdijes”, “Lehtësinë e padurueshme të qenies” dhe “Valsit të Lamtumirës”, edhe në këtë vepër, ai ruan raportin magjepsës me kujtesën duke zbërthyer përmes saj, vetëdijet e ndërgjegjet. Romanet e tij, mbeten një territor ku gjykimi moral pezullohet, ndaj është përballur me ndalimin.

Shkrimtari do të ikte nga Çekia në vitet 1970, për të gjetur strehë letrare e gjuhësore në Francë. Ai mbetet një prej shkrimtarëve që prezantoi pas perdes se hekurt, anën tjetër të botës.

LEXO EDHE: Milan Kundera: Unë kam lindur më 1 prill…