Mimoza Ahmeti vjen me ekspozitën me punime të bëra kryesisht përgjatë periudhës së pandemisë

“Kateksis” është emri i përzgjedhur nga Mimoza Ahmeti, vjen këtë herë pranë artdashësve me ekspozitën e saj.

“U quajt “Kateksis” kjo ekspozitë me punë të krijuara kryesisht përgjatë periudhës së pandemisë, pasi si qenie njerëzore jemi përherë në proces riformimi të kapaciteteve tona njohëse e krijuese, duke u katetuar në marrëdhenie me tjetrin”, shprehet Ahmeti

Si lektore e shkencave Ekonomike dhe Sociale në Universitetin Mesdhetar të Shqiperisë, autorja përfiton nga rasti i ekspozitës të ftojë të gjithë dashamirësit e arteve si dhe çdo person tjetër të të gjitha grupmoshave të interesuar për edukimin, siç ndodh në botën e qytetëruar, ku përpjekjet për të perfeksionuar njohuritë në fusha të dijes e të shpirtit nuk reshtin.

“Kateksis” do të çelet sot në 18:30 në GALERIAKALO në Tiranë.

LEXO EDHE: Çelet ekspozita me mozaikë në Shkodër, prezantohen 50 punimet e realizuara me gurë zalli