Ministri i Turizmit Blendi Klosi, ka folur në ‘Tv T’ për masat që do të merren nga qeveria, në lidhje me frekuentimin e plazheve këtë vit nga qytetarët.
Klosi tha se do të ketë distancë mes pushuesve, nuk do të lejohen festat në bregdet dhe se për të shkuar në plazh, do të merret leje në portalin e-albania.
“Po përgatisim një rregullore të re të plazheve, duke i dedikuar një punë të imët, sigurisë së jetës dhe rrezikut të pandemisë. Do të kërkojë punë dhe detaje. Një draft e kemi, me rregulla të përcaktuara qartë. Me distancë më të madhe nga çadrat e plazhit. Nuk do të ketë festa masive në bregdet. Do të jetë drejt një turizmi familjar, të qetë, natyrisht duke marrë leje tek e-albania besoj. Pa leje, do të jetë e vështirë të mendohet sezoni turistik”, tha Klosi.