Ministri Çeku takohet me ambasadorin Malaj: Bashkëpunimi kulturor mes Kosovës dhe Shqipërisë është i pashmangshëm

Bashkëpunime, aktivitete dhe punë të mira në fushën e kulturës janë bërë në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

E ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe më tutje, në projekte të përbashkëta në kulturë, sport, rini e trashëgimi kulturore.

Kështu u tha në takimin që kanë pasur së fundmi, ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çeku dhe ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj. 

“Bashkëpunimi kulturor mes Kosovës dhe Shqipërisë është i pashmangshëm. Përplot aktivitete të përbashkëta janë realizuar vitin që lamë pas, dhe të tilla priten edhe në vazhdim”, thuhet në njoftimin e MKRS-së në rrjetet sociale.

Në takimin që patën së bashku, ministri Çeku i uroi suksese në detyrën e re, ndërsa i shprehu falënderimet e tij për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm të Shqipërisë.

ObserverKult


fatmir r gjata

Lexo edhe:

FATMIR R. GJATA: KUJTIMET

Ç’të bëjmë me kujtimet, më thuaj
t’i lëmë harlisur mbi bar
Të etur, zhgënjyer, të huaj
me lotë të ngrirë e të tharë.

Por jetë vazhdon e kurdisur,
nga dorë e një Zoti të lashtë
Në dorë mbet një ëndërr e grisur
e thurur me penj e me kashtë.

Tashmë s’dimë ç’bëjmë, çfarë thua
vërtetë të mbarojnë historitë
Fillojnë me oh zëmër të dua
e treten pa shpresë e pa dritë.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:


Raymond Carver

RAYMOND CARVER: PËR SEMRËN, ME VRULL LUFTARAK

Nga: Raymond Carver

Sa fitojnë shkrimtarët? pyeti ajo
pikë së pari
ajo kurrë më parë s’kishte takuar
ndonjë shkrimtar
Jo edhe aq shumë thashë
ata merren edhe me gjëra të tjera
Për shembull? tha
Të punuarit në mullinj thashë
fshijnë dysheme japin mësim nëpër shkolla
mbledhin frute
e ku e di unë se çfarë
të gjitha llojet e punëve thashë
Në vendin tim tha ajo
dikush që ka ndjekur kolegj
kurrë nuk do të fshinte dysheme
Epo kështu ia nisin thashë e mbasandej

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult