Ministri Çeku takohet me ekipin e shfaqjes “The Best European Show”, i përgëzon për punën e deritanishme

Shfaqja “The Best European Show” do të shfaqet me 25 dhe 26 prill, shfaqje kjo e cila po vjen në Prishtinë pas turneut në Poloni, Itali, Maltë dhe Slloveni.

Para se të shfaqet kjo shfaqje në vendin tonë, ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajrulla Çeku ka pritur në takim ekipin e kryesuar nga drejtori artistik i Teatrit Kombëtar të Sllovenisë, Marko Bratush dhe drejtorin e Teatrit Kombëtar të Kosovës, Kushtrim Sheremeti.

Në këtë takim u diskutua për suksesin e këtij bashkëprodhimi mes pesë teatrove evropiane, përshirë Kosovën dhe përgatitjet për premierën në Prishtinë.

Ndër të tjera në kë takim ministri Çeku i përgëzoi për punën e deritanishme dhe ju uroi suksese në shfaqjet në Prishtinë.

Ndryshe “The Best European Show” është inicuar falë një Granti Zhvillimor nga European Theatre Convention – ETC.



ObserverKult


Mbyllet teatri
Foto ilustrim

Lexo edhe:

“THE BEST EUROPEAN SHOW” NË TEATRIN KOMBËTAR TË KOSOVËS- JA KUR DO TË SHFAQET

Me 25 dhe 26 prill në ambientet e Pallatit të Rinisë në Prishtinë do të shfaqet premiera e “The Best European Show”.

“The Best European Show” është bashkëprodhim i Teatrit të Kosovës (TKK) , Teatro Due – Parma, Teatri Kombëtar Slloven – Nova Gorica, Teatr Opole dhe Teatru Malta i cili pas turneut në Poloni, Itali, Maltë e Slloveni po vjen edhe në Prishtinë me 25 dhe 26 prill 2024.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult