“The Best European Show” në Teatrin Kombëtar të Kosovës- ja kur do të shfaqet

Mbyllet teatri
Foto ilustrim

Me 25 dhe 26 prill në ambientet e Pallatit të Rinisë në Prishtinë do të shfaqet premiera e “The Best European Show”.

“The Best European Show” është bashkëprodhim i Teatrit të Kosovës (TKK) , Teatro Due – Parma, Teatri Kombëtar Slloven – Nova Gorica, Teatr Opole dhe Teatru Malta i cili pas turneut në Poloni, Itali, Maltë e Slloveni po vjen edhe në Prishtinë me 25 dhe 26 prill 2024.

Për tekstin e kësaj shfaqjeje është kujdesur Marko Bratush & Haris Pashoviq.

Regjisor: Haris Pashoviq

Sipas një postimi në rrjetet sociale TKK ka njoftuar se aktorët e shfaqjes “The Best European Show ” janë një ekip fantastik nga Kosova, Italia, Polonia, Sllovenia, Malta, Franca dhe Austria.

Në këtë shfaqje luajnë: Armend Smajli, May-Linda Kosumovic, Davide Gagliardini, Ana Facchini, Gianni Selvaggi, Philip Leone Ganado, Felix Römer, Weronika Kozakowska, Blazej Stencel, Jammeh Diangana, Paola de Crescenzo dhe Lumnije Sopi.

Kompozitor: Trimor Dhomi
Dramaturg: Sean Buhagiar
Koreograf: Robert Nuha
Disejner i dritave: Claudio Coloretti
Skenograf dhe kostumograf: Krystian Szymczak

“The Best European Show” është inicuar falë një Granti Zhvillimor nga European Theatre Convention – ETC.

Shfaqja është në gjuhen angleze me titra në gjuhën shqipe.

Biletat për të parë këtë shfaqje tanimë janë në shitje dhe se numri është i limtuar.

Për rezervime të biletave mund të kontaktoni në 044 430 693 ose fizikisht në biletoren e TKK-së, pranë Amfiteatrit në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

ObserverKult


Lexo edhe:

TEATRI KOMBËTAR I KOSOVËS PO PUNON NË SALLË ALTERNATIVE, NË TETOR PRITET PROJEKTI FINAL

Objekti i Teatrit Kombëtar që nga korriku i vitit të kaluar është në rinovim. Drejtori artistik, Kushtrim Mehmeti, tha se deri më tash është punuar dhe është në përfundim projekti ideor në bashkëpunim me ekipet profesionale me Fakultetin e Arkitekturës dhe Ndërtimtarisë. Kurse në tetor pritet projekti final për të vazhduar më tutje me rinovimin.

Ndërkohë, edhe drejtori i TKK-së, Kushtrim Sheremeti, i cili gjendet në Poloni, në provat e shfaqjes në “Best European Show”, si kooproduksion me disa teatro të disa shteteve të tjera, tha se projekti ideor dhe ai final për rinovimin e TKK-së duhet të përfundojnë deri në muajin tetor. Kjo në mënyrë që në fillim të vitit 2024 të fillohet me rinovimin.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult