Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka njoftuar se ministri Hajrulla Çeku ka pritur sot në takim shefin e ri të zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav.
Sipas njoftimit të MKRS-së, ata kanë diskutuar për punët aktuale në MKRS, për bashkëpunimin e deritanishëm dhe për planifikimin e aktiviteteve me interes të përbashkët në fushën e kulturës, trashëgimisë kulturore, rinisë dhe sportit.
Ministri Çeku e uroi për pozitën e re, ndërsa ambasadori Orav e falënderoi për pritjen dhe gatishmërinë për të punuar së bashku.
ObserverKult
Lexo edhe: