Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, në Ditën Botërore të Artit, ka vizituar Galerinë e Arteve të Kosovës.
Çeku përveç shënimit të kësaj dite, ka kërkuar nga Këshilli i Galerisë dhe nga drejtori i saj që të bashkëpunojnë në përmirësimin e kushteve në këtë institucion, transmeton ‘epokaere’.
Në Galerinë e Arteve për nder të kësaj dite janë ekspozuar disa nga pikturat që galeria i ka në dispozicion.