Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka njoftuar se ka pasuruar listën e trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përhershme me 11 asete të reja.
Këto asete, sipas njoftimit që MKRS-ja ka bërë në rrjetet sociale, gjenden kryesisht në Prizren, por jane edhe disa në qytete tjera.
Bëhet fjalë për Tumën e Shpenadisë në Prizren, Tumën e Gjinocit në Suharekë, vendbanimin shumështresor të Topanicës në Kamenicë, vendbanimin prehistorik të Hisarit në Suharekë, Sahat Kulla dhe Muzeu Arkeologjik në Prizren.
Në mbrojtje të përhershme në Prizren janë edhe këto asete:
Shtëpia e familjes Pomaku, Kroi i Beledijes, shtëpia e Adem Aga Gjonit, shtëpia e Zekirja Sokolit, ndërtesa e Kuvendit të vjetër Beledije dhe Kompleksi i Sarajit të Vjetër.
ObserverKult
Lexo edhe:
MKRS: BETEJA PËR MBROJTJEN E TRASHËGIMISË KULTURORE NUK DO TË NDALET
Në muajin mars të këtij viti, gjegjësisht një ditë pasi që Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit filloi restaurimin e objektit të shkollës së parë shqipe, (gjimnazi i vjetër) “Ismail Qemali”në Ferizaj, dikush ia vuri flakën ndërsa këtij objekti i mbetën pothuajse veç muret.
Por, MKRS-ja përmes një njoftimi ka njoftuar se ky objekt është restauruar dhe monumenti do të funksionalizohet si hapësirë kulturore e qytetit.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
XHEVAHIR SPAHIU: KUR S’I QESH BUZA BUZËQESHJES…
Kur s’i qesh buza buzëqeshjes,
Kur dhe vetmia zë vetmohet
Ti rri ngujuar brenda heshtjes,
Po tjetërkush për ty ngujohet.
Je gjeth i degës hijerëndë,
Je dru i pyllit që nuk sos
Nga zëra njerëzish rrafsh iu shembën
të lashtat mure Jerikosë.
Dikush për ty përbluan urinë
Mos ndjejnë uri as zogjtë, as ti.
Ti – një shushamë në suferinë,
ngujuar brenda vetes rri.
POezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult