Ministria e Kulturës: Pezullohen ndërhyrjet në Çarshinë e Madhe të Gjakovës

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës ka njoftuar se janë pezulluar ndërhyrjet e planifikuara në Çarshinë e Madhe të Gjakovës në mënyrë që të bëhet një rivlerësim.

Siç thotë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës, ky vendim erdhi pas shqetësimeve të ngritura nga profesionistë e qytetarë.

“Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit si institucion përgjegjës për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Republikën e Kosovës. Ka për detyrë që të sigurohet që ndërhyrjet në asetet e trashëgimisë kulturore kontribuojnë në ruajtjen e autenticitetit dhe integritetit të vlerave të trashëgimisë kulturore”, pohuan nëpërmjet njoftimi nga MKRS.

Ky pezullim nuk nënkupton që MKRS kundërshton zhvillimet

MKRS thotë se përmes institucioneve vartëse dhe në bashkëpunim me institucionet e nivelit lokal duhet të sigurohet që zhvillimi i zonave historike të jetë i balancuar. Dhe të mos cenojë autenticitetin dhe integritetin e materialeve të përdorura, formave dhe teknikave ndërtimore të aplikuara.

“Ky pezullim nuk nënkupton që MKRS kundërshton zhvillimet. Përkundrazi ne jemi të përkushtuar që zhvillimet e zonave historike.
Të ngrisin kualitetin jetësor të qytetarëve duke rritur potencialin për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, përmes promovimit të identitetit kulturor”.

“I ftojmë të gjithë akterët dhe institucionet përgjegjëse që ndërhyrjet e planifikuara për zhvillim të zonave të mbrojtura historike. Të bëhen me një kujdes dhe ndjeshmëri ndaj vlerave të trashëgimisë sonë të përbashkët kulturore”, thuhet në njoftimin nga kjo Ministri.

LEXO EDHE: Ministria e Kulturës nuk ka para për të gjitha, dorën ‘ia shtrinë’ donatorëve

Ministria e Kulturës e Shqipërisë nuk ka para për të gjitha. Ky është diskutimi që bëhet për Teatrin e Operas dhe Baletit, atë të Teatrit të Gjirokastrës. Por edhe shumë institucioneve të tjera të kulturës.

Gjatë hapjes së Muzeut të Arsimit në Korçë, ministrja e kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti, theksoi se nuk ka para për të gjitha.

Shtëpia e Dritiëro Agollit nuk është prioritet…

Madje edhe për restaurimin e shkollës së parë shqipe u zgjati dorën donatorëve. Çka sipas saj duhet të bëjnë të gjithë.

20 vite dhe shtëpia e premtuar e shkrimtarit Dritëro Agolli, nuk është ende një prioritet. Prioriteti është në Tiranë. Edhe shtëpia e kulturës në Maliq mbetet ende e shkrumbuar.

Ndaj zgjidhjet e vetme janë kërkesat e vazhdueshme për para tek agjencitë e huaja…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU

——————————————————————————————–

LEXO EDHE: Ku gaboi ministria e Kulturës me K’cimin e Tropojës?

Vallja e Tropjës është po aq e lashtë sa dhe vetë populli i asaj treve. Kjo valle, që prek tokën dhe i drejtohet qiellit, është një pasuri e çmuar kombëtare.

Shkrimtari Ismail Kadare është shprehur se vallja ashtu si pija, të nxit të flasësh për të. Në të vërtetë, ajo ka diçka të afërt me pijen, marramendjen, e cila vjen si rezultat i veprimeve joshëse të valltarëve…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU