Ministria e Kulturës sjell plot aktivitete për të rinj gjatë muajit gusht

“Muaji i Rinisë”, do të jetë aktiviteti më i ri që do të organizojë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për nder të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë.

Në njoftimin e ministrisë thuhet se programi i këtij aktiviteti do të promovojë dhe adresojë çështjet thelbësore për të rinj si aftësimin profesional dhe punësimin e të rinjve, shëndeti mendor dhe riprodhues, aktivizimi rinor në nivel dhe qendror, rekreacioni dhe aktivitet i kohës së lirë, vullnetarizmi, integrimi dhe mbrojtja e të rinjve të margjinalizuar, transmeton klankosova.tv.

Kjo ngjarje do të organizohet në bashkëpunim vendorë dhe ndërkombëtarë nga data 2 gusht deri më 27 gusht.