Ministria e Kulturës: U aprovua Plani i Menaxhimit të lokalitetit Arkeologjik Ulpiana

Lokaliteti Arkeologjik Ulpiana ka një rëndësi universale të jashtëzakonshme si pikë gravituese e një peizazhi historik- kulturor shumështresor.

E si e tillë po gëzon prioritet në programin qeverisës por edhe mbështetje profesionale. Kështu ka njoftuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

“Lokaliteti Arkeologjik Ulpiana ka gëzuar prioritet në programin tonë qeverisës. Fillimisht kemi siguruar mbështetje profesionale vendore e ndërkombëtare për hulumtime shkencore arkeologjike. Më pas kemi ndërmarrë hapin e rëndësishëm për shpronësimin e pronave”, ka njoftuar Ministria e Kulturës.

Ndërkohë, më tej bëhet me dije se është aprovuar edhe Plani i Menaxhimit, përmes së cilit krijohet baza institucionale e cila mundëson zhvillimin e mekanizmave për mirëmbajtje, ruajtje, sigurim, promovim dhe zhvillim të qëndrueshëm të lokalitetit./ObserverKult


Lexo edhe:

LAWRENCE FERLINGHETTI: AI NUK E KUPTON NDJENJËN E MËKATIT…

Nga Lawrence Ferlinghetti

Futem në wc për meshkuj në stacionin e autobusave në Springfilld
derisa kthehesha për në qarkun Muhlenburg
dhe e pashë këtë hajvan në pasqyrë
Kush e ka lejuar këtë halabak. Kush e ka lejuar këtë faqezi?
Ky është ai tipi që shkruan TË DUA në muret e tualetit dhe dëshiron
të përqafojë secilin që sheh në holl Ai e shkruan numrin e telefonit
të tij në zemrën e vizatuar në mur Ai është njëfarë lloj çorodi
Zotëri Erosi Dashnor i Madh
Ai dëshiron të vrapojë në sallën e pritjes dhe t’i puth të gjithë ata që
gjenden aty dhe t’u thotë Pse nuk jemi ne miq dhe dashnorë
A mund të vij me ty në shtëpi Ke ndonjë gjë për të pirë a për të
tymosur A bëhemi bashkë unë e ti Tash është koha ose së shpejti
Ai dëshiron t’i çojë në shtëpinë e vet të gjithë qentë endacakë dhe macet
dhe njerëzit dhe t’i detyrojë bëjnë dashuri gjatë gjithë kohës kudo
qofshin

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult