Ministrit të Londrës, shkunë e i thanë/ Isa Boletini vet ka ardhë…dëgjojeni të kënduar nga Ilir Shaqiri (video)

Ju ftojmë ta dëgjoni njërën prej këngëve patriotike, folklorike, kushtuar Isa Boletinit, kënduar nga Ilir Shaqiri:

Ministrit t’Londrës shkunë e i than’,
Isa Boletini vet’ ka ardhë,
mbanë allti more o e k’sulë të bardhë.

Do ta pres siç asht’ zakoni,
por kujdes t’ma kontrolloni,
ju gjeneralë more o vet’ t’ma shoqëroni.

Hyn Isai me kokën lartë,
paltë e xhamadanit i rrinin hapt’
si shqiponja more kur hapë krahët.

Me kanë thanë se je trim mali,
as kërkush armët s’ti nali,
veq n`Evropë more o sot jam i pari.

Sa për rregulla i zbatova,
njanën allti n’derë e dorëzova,
por kët’ tjetrën prej brezit o se nxorra…

N’mos besofsh po ta tregoj,
të 10 plumbat i mban në gojë,
e kam kujtim more e aq shumë e çmoj.

Lordi plak mbeti pa mend,
asnjë fjalë nuk foli veç ban me shenjë,
ulu mor malësor more o të bajmë kuvend.

Nuk kam ardh k’tu more zotni,
në pallat të Londrës mu u vra me ty,
por t’bajmë kuvend more hajde sy me sy.

Detin ndoshta mund ta thani,
mund te shterret dhe oqeani,
ej tokën tonë more o t’paqenë se bani…

ObserverKult

—————————–

lexo edhe:

ISA BOLETINI: MË DHEMB ZEMRA KUR MENDOJ PËR SHKUPIN, MANASTIRIN, KOSOVËN…

ISA BOLETINI: “UNË JAM MIRË KUR ASHT MIRË SHQYPNIA”