Parisi romantik duket se në realitet nuk i përngjan aspak atij që shohim në serialin e famshëm “Emily in Paris”!
Më shumë se 7.000 tonë mbeturina kanë pushtuar qytetin francez, një ndër destinacionet turistike më të famshme në botë. Ky qytet u vizitua nga 34.5 milionë turistë vetëm vitin e kaluar!
Grumbulluesit e mbeturinave kanë nisur një grevë që nga 6 marsi, me qëllim ndalimin e reformës për rritjen e moshës së pensioneve.
Kjo reformë konsiston në rritjen e moshës së pensionit për grumbulluesit dhe shoferët e mbetjeve, nga 57 në 59 vjeç. Gjithashtu, mosha e përgjithshme e daljes në pension rritet nga 62 në 64 vjeç. E kjo automatikisht sjellë rritjen numrit të viteve të punës që kërkohen për të gëzuar një pension të plotë.
Mbeturinat gjenden edhe përpara Senatit, i cili i dha reformës së pensioneve dritën jeshile gjatë votimit që u bë në lidhje me këtë ndryshim.
Ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin udhëzoi bashkinë të ndërpresë menjëherë grevën. Nga ana tjetër kryebashkiaku dhe nënkryetari i bashkisë së Parisit mbështesin grevat kundër ndryshimit të pensioneve duke u shprehur se ndalimi i protestave do të ishte një sulm ndaj të drejtës kushtetuese për grevë.
Ndërkohë, gjendja e qytetit vazhdon të përkeqësohet. Me rritjen e temperaturave ka nisur të shkaktojë aroma të pakëndshme prania e mbeturinave gjithandej.
Kudo shihen mbetje ushqimore, kuti pijesh, lëkura bananesh dhe peshku.
Çfarë kanë për të thënë qytetarët dhe sindikatat në lidhje me reformën më të re?
Sekretari i Përgjithshëm i Degës së Sindikatave të Mbeturinave në Paris konfirmoi: “Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë derisa ky projekt-ligj të tërhiqet.”
Sipas sindikatave, masat e propozuara janë thellësisht të padrejta. Kjo pasi që ka prekur kryesisht punëtorët me kualifikim të ulët, të cilët e fillojnë karrierën e tyre më herët dhe kanë punë fizikisht të lodhshme.
“Nuk mund të duroj më”: u shpreh një qytetar francez i klasës punëtore për shtyrjen e moshës së pensionit.
“Është një makth. Kam frikë se situata me minjtë do të përshkallëzohet. Fillimisht kishim Covid-in, tani murtajën, por duhet të durojmë. Ata kanë të drejtë të jenë në grevë sepse janë viktimat e para të kësaj reforme. Ata janë njerëz që normalisht nuk kanë asnjë pushtet. Por nëse ndalojnë së punuari, ata kanë fuqinë e vërtetë.”- u shpreh një qytetare tjetër pariziene. /Living.al
ObserverKult
Lexo edhe:
MERRET VENDIMI, PARISI E HAP DISNEYLAND
Parku i njohur, Disneyland, afër Paris është rihapur që nga e enjtja pasi nuk ka punuar për gati tetë muaj për shkak të pandemisë.
Por vizitorët ende duhet të ndjekin masat paraprake të sigurisë për të luftuar virusin.
Natacha Rafalski, drejtori i Disneyland, tha se rihapja e parkut është një pikë kthese për të gjithë sektorin e turizmit dhe mikpritjes në Francë.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult