reklamë

Miqtë dhe kolegët përkujtuan Naun Shundin, në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta

“Jemi këtu në një mbrëmje poetike, dedikuar krijuesit të këtij teatri, bashkëshortit tim, mikut tim….”, shprehet Raimonda Shundi, bashkëshortja e Naun Shundit

Aktori, regjisori, skenarist dhe dramaturg Naun Shundi, që i dha skenës shqiptare një pasuri të madhe artistike, u përkujtua në njëvjetorin e ndarjes nga jeta.

Bebi është… kjo falë aftësive të tij të rralla si profesionist i nivelit të lartë, si aktor i mrekullueshëm, si regjisor mjaft i mençur dhe si autor tekstesh shumë i këndshëm”, thotë Kiço Londo, regjisor.

Lulzim Konçi, aktor tha “Unë kam pasur një jetë me Bebin, 50 vite pa u ndarë, vazhdoj e kam prapë, flas çdo natë me të…

Miqtë dhe kolegët që ndanë skenën dhe bashkëpunuan ndër vite me dramaturgun, u mblodhën në teatrin që Shundi themeloi në shtëpinë e tij, me pasionin për artin, dramën shqipe dhe dëshirën për të mbështetur artistët e rinj.

Nauni do të mbetet i paharruar për të gjithë ne sepse ishte një djalë i mençur, i talentuar, djalë i zoti në profesionin”, shprehet Bujar Asqeriu, aktor.

Ndërsa Raimonda Bulku, aktore tha “Na mrekulloi me ëndrrën çudibërëse për shoqërinë tonë, që akoma nuk e ka bërë njeri tjetër, për të bërë këtë folezë arti”.

Naun Shundi u kujtua përmes krijimtarisë së tij, ku trajtonte me elegancë probleme të shoqërisë shqiptare.

Shundi u nda nga jeta një vit më parë, ndërsa ëndrra e tij vazhdon në Teatrin “Zonja e Bujtinës”, që ai la trashëgimi për artin./tema

ObserverKult


Lexo edhe:

Jorge Luis Borges dhe historia e perandorit që dogji librat për t’u bërë “i pavdekshëm”