Miqtë rrëfejnë bisedat e fundit me Hueyda El Saied: Ishte në gjendje të rëndë me oksigjen

Artistja Hueyda El Saied prej më shumë se një viti po luftonte me sëmundjen e kancerit të gjirit por ajo kishte zgjedhur të mos i tregonte asgjë, as miqve e të afërmve.

Miq të artistes, në një “In memorium” për të në “Ftesë në 5”, tregojnë se ky lajm u erdhi shumë i papritur.

“Kisha kuptuar diçka por nuk ma merrte mendja kurrë. Në fillim kishte shpresë, por sëmundja iu përhap në trup në mënyrë agresive”, tregon koreografja Kozeta Bakiu.

Ajo shprehet se artistja ishte kujdesur që të mos i ngelte asnjë peng. Ndërsa u kujdes që djali të merrte mbiemrin e bashkëshortit që ta linte në duar të sigurta.

“Kur kisha ditëlindjen këtë vit, më solli një pikturë të sajën dhe më tha që i është rikthyer pikturës”, rrëfen Bakiu.

“Nuk kam guxuar të pyes. Na thoshte që do vinte të takoheshim. Akoma nuk më besohet që nuk është më. Është ajo vajza ndryshe, shumë dimensionale, e talentuar, show girl e para shqiptare. Në librat e saj, nuk lodhej së shkruari, aktiviste e të drejtave të njeriut, juriste në profesion. Gjithnjë e qeshur. Do të mbetet gjithmonë në mendjen time”, shprehet miku i saj, gazetari Ardi Pulaj.

Miqtë thonë se Hueyda i kishte kërkuar të mblidheshin si gjithmonë. Për të festuar së bashku, kur të vinte në Tiranë, takim që nuk u realizuar dhe për miqtë e saj mbetet peng…

—————————————-

LEXO EDHE: KUSH ISHTE HUEYDA EL SAIED, ARTISTJA QË SOT NDËRROI JETË

Është ndarë nga jeta në moshën 46-vjeçare balerina e njohur, Hueyda El Saied.

Balerina, vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë, sëmundje e cila, ia mbylli përgjithmonë sytë këtë mëngjes në një spital në Lukskemburg.

Hueyda El Sayed ka lindur në Tiranë, ndërsa prejardhja e saj ka qenë nga Sudani.

Veçse balerinë, 46-vjeçarja njihej si këngëtare e piktore.

Po kush ishte Hueyda El Saied:

Hueyda El Saied është këngëtare e njohur. Ajo ka lindur në Tiranë, ndërsa prejardhja e saj është nga Sudani.

El Saied ishte zotëruese e mirë e katër gjuhëve si anglisht, frëngjisht, italisht dhe shqip. Ajo u diplomua për Drejtësi në Universitetin e Tiranës. Më pas, ajo pati sukses të shkëlqyeshëm në marrjen e një Diplomë Master në Bashkëpunim Ndërkombëtar, të Drejta të Njeriut dhe Politikave Evropiane në Universitetin “Tre” në Itali…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU