Mira Konçi: Do të më presësh… (teksti dhe kënga)

Në fund të viteve të ’80-ta kantautori Gjergj Leka, organizoi një recital që transmetohej në Radio Televizinin Shqiptar dhe aty zbuloi talentin e pakontestueshëm të këngëtares Mira Konçi.

Në skenën muzikore të viteve ’80-’90, Mira Konçi solli një frymë të re të interpretimit, duke u bërë protagoniste absolute e festivaleve.

Për më shumë se tridhjetë vite karrierë, në bashkëpunim me Shpëtim Saraçin, ajo solli këngë të paharueshme që vazhdojnë të transmetohen, e këndohen edhe sot.

Në vazhdim po ju sjellim tekstin e këngës “E pathëna fjalë” të interpretuar nga kjo këngëtare:

Kur largohesh
Në çdo mëngjes janë disa fjalë.
Pëshpëritja
Do të më presësh..?…Ciao.
E di që më ke
Me vete ti gjithmonë,
E të paktat fjalë më mjaftojnë.
Kur lëndohesh,
Në çdo shikim ka një “më fal”.
Herë s’kuptohesh,
Çfarë të bënë të kthehesh prapë.
Ti më tjetërson,
Ti më kthen fëmijë,
Më mjaftojnë të paktat fjalë që thua ti.


Do ekzistoj
Sa bota vetë dhe Unë e ti.
Do ekzistoj
Sa e pafund kjo histori.
Por diçka nuk të thuhet kurrë nga ne të dy
E pathëna fjalë e fundit ” lamtumirë”.
Do ekzistoj
Sa bota vetë e Unë e ti…
Po as unë as ti nuk do të dimë ta njohim Jo
Domethënien e të fundit “lamtumirë”.

Kur mungohesh
E me tremb mos je diku
Dhe vetmia
Gjen një shteg e vjen prapë këtu.
Imazhi yt pa fjalë
E di që më mendon
Edhe heshtja kaq e gjatë më mjafton.

Do ekzistoj
Sa bota vetë dhe Unë e ti.
Do ekzistoj
Sa e pafund kjo histori.
Por diçka nuk të thuhet kurrë nga ne të dy
E pathëna fjalë e fundit ” lamtumirë”.
Do ekzistoj
Sa bota vetë e Unë e ti…
Po as unë as ti nuk do të dimë ta njohim Jo
Domethënien e të fundit “lamtumirë”.

E përgatiti: K. B.- ObserverKult

—————————–

Lexo edhe:

MIRA KONÇI: TË SOTMEN JETO (TEKSTI DHE VIDEO)