Mira Konçi: Të sotmen jeto (teksti dhe video)

Festivali i 33-të i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, pati një prurje të madhe një krijimtari muzikore. Shumë këngë të këtij edicioni do të mbaheshin mend gjatë.

I organizuar në katër net, në datat 20, 21, 22 dhe 22 dhjetor të vitit 1994, në Pallatin e Kongreseve, festivali i atij viti shpalli fituese këngën “Të sotmen Jeto”, kompozuar nga Shpëtim Saraçi me tekst të Alqi Boshnjakut.

Kjo këngë solli në skenë këngëtaren e re dhe të talentuar Mira Konçi.

Jeta udhë që ne dot se kuptojmë
Sa dhe fundi i saj s’dimë ku mbaron
Herë na duket autostradë
Herë ajo shfaqet si rrugicë e shkretë
Nga dhimbja e djeshme jo nuk hidhërohem
Dhe nuk kam, jo, nostalgji
Për çfarë kaloi në jetën time
Gëzimit që shkoi nuk i gëzohem
se ikën në harresë
t’kthehet jo nuk pres
Mos u gënje
Nga e djeshmja që shkoi
Ajo nuk vjen
Dhe po erdhi , largoje
Të sotmen shijo,
Te ardhmen kërko,
Të sotmen jeto.

ObserverKult

Lexo edhe:

VIKENA KAMENICA: TË DESHA, TË DUA… (TEKSTI DHE KËNGA)