Miranda Keçaj: Lërmë afër të të mbajë..


Një buzëqeshje të vetme ma fali
Dëgjova zemren që filloi të dridhej
Kërkonte arratisjen nga eshtrat e kafazit
E ty të përqafonte…

Më paske munguar,
Aq shumë,
Sa as vetë nuk mund ta besoj.
Flokët mbi sy,
Lëvizjet e ngadalta,
Nata i mbulon në mendjen time.
Sonte dirgju,
Lëshohu në përqafim,
Lërmë afër të të mbajë,
Me frymën tënde unë frymë të mbushem…
Edhe sonte në ëndrrat e mia,
Flet me mua…