Miratohet projekti i restaurimit të Shpellës me Piktura

Shpella me piktura në fshatin Kostar, Mesopotam Finiq, pjesë e fondit të trashëgimisë shpirtërore, pra tashmë do të restaurohet, pas miratimit të projektit për këtë “xhevahir” që mban statusin e monument kulture i kategorisë së parë.

“Miratohet projekti i restaurimit të Shpellës me Piktura në Finiq”, lajmin e ka bërë publik ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti, e cila e cilëson një lajm të mirë.

“Shpëtohet një tjetër thesar i trashëgimisë sonë kulturore. Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale miratoi projektin e restaurimit në Shpellën me Piktura në fshatin Kostar, Mesopotam, Finiq”.

“Me të gjitha faqet e pikturuara, kisha, monument kulture i kategorisë I. Ndodhet në anën veriore të fshatit Kostar, ndërtuar në fund të shek. XVIII. Në faqen e malit, mbështetur në një gur shkëmbor”, u shpreh Margariti.

Lajmi se ky projekt miratohet i gëzoi të gjithë, pasi ky objekt është i rëndësishëm edhe për banorët e zonës. Pasi aty kryhen ende kryhen rituale, shërbesa dhe ceremoni./ATSH

LEXO EDHE:

Prohodna, shpella bullgare ku ndodhen “Sytë e Zotit

Nëse do të udhëtonin më veri të Bullgarisë dhe do t’i afroheshim provincës së Lukovit ka një shpellë të quajtur Iskar. Shumë afër fshatit të Karlukovo-s, në një mal gëlqeror gjejmë “Sytë e Zotit”, siç i njohin shumica në këtë anë.

Rajoni i është nënshtruar për mijëra vite veprimit karstik, pra ndryshimeve kimike që prodhon uji mbi disa lloje shkëmbinjsh sidomos të tretshëm. Dhe që modelon peisazhin dhe gërmon galeritë nëntokësore dhe guvat natyrore, derisa prodhon një peisazh karakterisik.

Po flasim për një shpellë të madhe të pagëzuar me emrin Prohodna dhe që ka përmasa deri në 262 metra gjatësi, më e madhja në Bullgari. Vendi është pjesë e Parkut Gjeologjik të Iskar-Panegës, një nga rajonet karstike më të mëdha të vendit. Ofron një pamje për të apasionuarit dhe ka pothuaj 250 shpella…

TEKSTI E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU: Prohodna, shpella…