Hana Cakuli: Shpesh u zgjova në shtratin lagur me lot (teksti dhe kënga)

Nganjëherë të duket mbaroi,
kaq e pat dhe shpirti do t’lëshoj.
Analgjetik një maksi dozë,
disa qetësues për neurozë.
Ishte kjo dita ime, nata ime.

Shpesh u zgjova në shtratin lagur me lot
s’ka agime, perëndime ka plot.
M’dukej asgjë nuk meritoj
zërin e fortë më s’do ta lëshoj.
Ishin këto ditë e mija net e mija.

Më shiko u shërova
me fatin tënd asgjë s’më lidh
u shërova
kur të përmendin zemra nuk më dridh
u shërova
o mos është veç ngushëllim
u shërova
se kurrë askush nuk e shëroi t’vetmen dashuri.

Një e marrë e pakrehur e sy palarë
ishte gati të vras për ty, të vjedh për ty
ngjyra për buzët varë
mykur në sirtarë.

Sot ta di për nderë
betohem në pranverë
Mirë jam pa ty u shërova
Mirë jam pa ty u shërova.
Më nuk më çahen sikur dheu duart
kur s’ka shi n’vjeshtë të mallkuar.
Kam kujtime n’dry
mirë jam pa ty.

——————————————————-

LEXO EDHE: ARDIT GJEBREA: GJEJ NJË SHKAK TË KTHEHEM PËRSËRI (TEKSTI DHE KËNGA)

Sa herë them të iki
Unë bëj një hap
Sa herë them të iki
Unë kthehem prapë.

Dhe shoh një pemë
Një rrugë një shtëpi
Një mik të vjetër
Një mik të ri.

I përgatis valixhet
I marr në krahë
Para biletarisë së avionit
Mendohem prapë.

Dhe i vendosur marr taksinë
Dhe gjej një shkak të kthehem përsëri.

Fati deshi të na ndajë
Nëpër botë të na shpërndajë
Por të gjithë një ditë do të vijnë.

Kudo brodhem nëpër botë
Por nuk gjetëm si kjo tokë
Shpirti ynë këtu do prehet.

Një këngë e pambaruar
Një natë pa gjumë
Sa letra nis të shkruaj
Qenkan shumë.

Një puthje nëne, një e qarë
Një tufë adresash në sirtar
E prapë i përgatis valixhet
I marr në krahë
Para biletarisë së avionit
Mendohem prapë
Dhe i vendosur marr taksinë
Dhe gjej një shkak të kthehem përsëri.