Ju ftojmë ta lexoni tekstin dhe dëgjoni këngën “Meteor” të këngëtares Miriam Cani!
Ma rrëmbeve zemrën vetëm me një fjalë
Me një fjalë e theve ritmin ia ke ndalë
Ti je si dielli, të jep jetë pastaj të djeg ngadalë
Ti je si deti, të freskon por etjen nuk ta ndal
Sa ëmbel ti më hidhëron me buzët e tua
Ti shkon dhe vjen, sa të urrej dhe sa të dua
Si meteor, meteor, meteor bie
Si meteor, meteor, meteor fikem
E bardhë apo e zezë ti, engjëll apo djall
Mendja të largon por zemra ka shumë mall
Ti je si dielli, të jep jetë pastaj të djeg ngadal
Ti je si deti, të freskon por etjen nuk ta ndal
Sa ëmbel ti më hidhëron me buzët e tua
Ti shkon dhe vjen, sa të urrej dhe sa të dua
Si meteor, meteor, meteor bie
Si meteor, meteor, meteor fikem
Me heshtje më dënon
Dhe ditët duken netë kur si një lamtumirë më përqafon
Sa ëmbël ti më hidhëron me buzët e tua
Ti shkon dhe vjen, sa të urrej dhe sa të dua
Si meteor, meteor, meteor bie
Si meteor, meteor, meteor fikem
ObserverKult
Lexo edhe: