Miriam Cani: Sa të urrej dhe sa të dua… (teksti dhe kënga)

Ju ftojmë ta lexoni tekstin dhe dëgjoni këngën “Meteor” të këngëtares Miriam Cani!

Ma rrëmbeve zemrën vetëm me një fjalë
Me një fjalë e theve ritmin ia ke ndalë

Ti je si dielli, të jep jetë pastaj të djeg ngadalë
Ti je si deti, të freskon por etjen nuk ta ndal

Sa ëmbel ti më hidhëron me buzët e tua
Ti shkon dhe vjen, sa të urrej dhe sa të dua
Si meteor, meteor, meteor bie
Si meteor, meteor, meteor fikem

E bardhë apo e zezë ti, engjëll apo djall
Mendja të largon por zemra ka shumë mall

Ti je si dielli, të jep jetë pastaj të djeg ngadal
Ti je si deti, të freskon por etjen nuk ta ndal

Sa ëmbel ti më hidhëron me buzët e tua
Ti shkon dhe vjen, sa të urrej dhe sa të dua
Si meteor, meteor, meteor bie
Si meteor, meteor, meteor fikem

Me heshtje më dënon
Dhe ditët duken netë kur si një lamtumirë më përqafon

Sa ëmbël ti më hidhëron me buzët e tua
Ti shkon dhe vjen, sa të urrej dhe sa të dua
Si meteor, meteor, meteor bie
Si meteor, meteor, meteor fikem

ObserverKult

Lexo edhe:

MIRIAM CANI: ENGJËLL MË MUNGON… (TEKSTI DHE KËNGA)