Miriam Neiger-Fleischmann: Ndihem mirë kur mendoj për ty…

Ndihem mirë
kur mendoj për ty
si koncept
përtej mundësive të mia.

Prezenca jote fizike
është fshehur
në një imazh të projektuar. 

Tash e tutje, do të të dua
sall në zonën time sekrete,
sall në molekula
me kokrrat e tyre të hyjnisë.

Në njësi
rrethore të dritave,
në dhimbjen e mungesës tënde. 

Përktheu: Fadil Bajraj