Miss Serbia bën shqiponjën, pasojnë reagimet në Serbi

miss serbia

Në rrjetet sociale po qarkullojnë foto të Miss Interkontinental Serbia, Valentine Petrovic, e cila së bashku me Miss Shqipërinë, ate të Malit të Zi dhe të Kosovës pozon e buzëqeshur duke bërë shqiponjën.

Kjo foto ka shkaktuar reagime të shumta tek serbët, shkruajnë mediat serbe.

“Vajza në të majtë, Valentina Petroviq. Përfaqësuese e Serbisë? Jo përfaqësuese pa mend në kokë”, thuhet në mbishkrimin e një faqeje të Instagramit.

Duke dashur të justifikohet, Miss-i ka postuar një deklaratë në Instagram ku kërkon mirëkuptimin e njerëzve për “pamaturinë” e saj në atë që ajo thotë se ishte një “situatë spontane”.

“Në një vrull euforie për festën, më ftuan të bëja një foto, qëndrova pranë vajzave për një kohë të shkurtër dhe ata më vunë duart se si të pozoja, nuk kisha qëllime të këqija, ishte një pakujdesi momentale dhe budallallëk, spontanitet”, ka shkruar Miss-i.

Ajo ka kërkuar falje duke thene se e do vendin e saj pavarësisht kësaj ngjarje.


“Dua t’u kërkoj falje pjesëtarëve të kombit tim, kompanisë sime, familjes sime, të cilët janë hutuar për shkak të fotos, pamaturisë sime dhe rënies në grackën e qëllimeve të këqija të dikujt tjetër”, ka vazhduar shpjegimin e saj Miss Serbia.

“Mora vendimin t’u kërkoj organizatorëve leje për t’u larguar nga gara dhe kështu të çlirohem nga presioni që kam aktualisht. Më vjen shumë keq për këtë, por gjithçka ndodhi në mënyrë të pamatur”, ka thënë ajo.  /Telegrafi/

ObserverKult

Lexo edhe:


ZBULOHEN DETAJE TË REJA NGA HISTORIA SHOKUESE E MISSIT