Rudina Dembacaj i rikthehet “sherrit” me Agron Llakajn: Ai njeri, bën mirë të mos më dalë përpara

Moderatorja dhe aktorja, Rudina Dembacaj iu është rikthyer sherrit të bujshëm me Agron Llakajn, gjë që solli edhe largimin e saj nga “Al Pazar”.

E ftuar në “Roped With Olsi”, asaj iu kërkua që të thoshte emrin e aktorit me të cilin nuk flet.

Dhe Rudina Dembacaj u përgjigj: “S’e di a meriton t’ia them dhe emrin, A. Llakaj. S’i flas dhe bën mirë të mos më dalë para ai njeri. Obobo, si e kam presionin, nota 10 (qesh)”.

Largimi nga “Al Pazar” i Rudina Dembacajt, bëri shumë bujë në mediat rozë. Ishte përfolur se shkak për këtë ka qenë një mosmarrëveshje mes saj dhe Agronit. Por ky i fundit e mohoi, transmeton ‘tirananews.al’.

Ndërsa Rudina është shprehur se largimi i saj erdhi si pasojë e disa mosmarrëveshjeve të shumta me Agron Llakajn.

Të dy kishin bërë një pakt që ta kalonin në heshtje largimin e saj. Por Agroni e theu këtë heshtje, madje sipas saj me një gënjeshtër.

———————————————————

LEXO EDHE: POSTIMI EMOCIONAL I AGRON LLAKAJT PËR KOÇO DEVOLEN…

Sot bëhet një vit nga ndarja nga jeta e aktorit të madh të humorit Koço Devole. Në përkujtim të tij aktori i njohur Agron Llakaj ka ndarë disa rreshta me ndjekësit ku shkruan. Se Devole ishte si një shkollë e dytë e humorit për të dhe një person si ai do duhen vite që të vijë sërish në Shqipëri.

Llakaj ka shprehur dëshirën që në këtë përvjetor të parë të largimit të Devoles, ai të nderohej me dekoratën “Nderi i Kombit”.

Duke ironizuar institucionin e presidencës, Llakaj shkruan se ai nuk ka fuqi që ta vendosë një gjë të tillë. E ndërsa thekson se urdhërin “Mjeshtër i Madh” e mori dhe “paçja”, referuar këtu dekorimeve të disa lokaleve nga ana e Metës…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI DUKE KLIKUAR KËTU