Misteri i vdekjes së çiftit shqiptar, Florind Belliu në prill u deklarua si i zhdukur

Florind dhe Ornela Belliu ranë nga kati i gjashtë i pallatit ku banonin në Nju-Jork. Pas tragjedisë, më konkretisht motra dhe ëma e aktorit ishin të shkatërruara pasi edhe panë kufomat e njerëzve të tyre të dashur. Madje në një moment i afrohet një tjetër person, por nuk dihet lidhja e tij me viktimat dhe familjen e tyre.

Trupat e pajetë u gjetën në sheshin para pallatit në Cruger Ave, ku kishin veç pak muaj që ishin vendosur.

Policët thonë se rrethanat e vdekjes janë ende të paqarta, pasi nuk dihet nëse të dy janë vetëvrarë, apo Belliu ka hedhur nga ballkoni bashkëshorten e tij dhe më pas është hedhur vetë.

Belliu mund të ketë pasur probleme të shëndetit mendor, kjo edhe pse në muajin prill aktori ishte zhdukur për pak kohë. Megjithatë kurrë nuk ishte raportuar për dhunë në familje./tirananews.al


Lexo edhe:

“MË ËSHTË BËRË NJË KURTH I MADH”, JA ÇFARË SHKRUANTE NË RRJETET SOCIALE AKTORI SHQIPTAR PARA SE T’I JEPTE FUND JETËS

Aktori shqiptar me banim në SHBA, Florind Belliu është hedhur së bashku me bashkëshorten, 28-vjeçaren Ornela Belliu nga kati i gjashtë i një ndërtese në Shtetet e Bashkuara.

Në rrjetet sociale është publikuar një postim i Belliut, i cili bën me dije se i është bërë një kurth i madh në të cilin janë përfshirë shumë persona.

“Do kisha shumë dëshirë të vazhdoja të bëja meme, por nuk mundëm më!

Po e shkruaj këtë përpara se të më detyrojnë të them gjëra që nuk janë dhe nuk i kam bërë. Më është bërë një kurth shumë i madh dhe i shtrirë në kohë shumë të gjatë. Janë përfshirë shumë njerëz prandaj nuk ia vlen të përmend emra…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU