Mitrush Kuteli: Po të vdes në dhe të huaj…

kutelit
Mitrush Kuteli

Po të vdes në dhe të huaj
– shortë mërgimtari –
të ma bëni varrin tim
ku do bje së pari.

Pa një grusht nga toka jonë
– baltë nga balta e vetë –
të ma sillni e ma vini
drejt ne zemra e shkretë.

Se kjo balta e vendit tonë
mallet do m’i shuaj,
s’do më duket fort i rëndë,
oh, ky dheu i huaj.

………………………………..

………………………………..

E të vini të m’i thoni
asaj nënës sime:
zi mos qajë, zi mos mbajë
po asnjë thërrime.

Se m’i lumtur jam i fjetur
sesa i mërguar,
mot pas moti arratie,
zemërcopëtuar…

Pa fytyra e saj e tretur
– Që e kam ikonë
Lart mbi varr do më qëndrojë
sot e gjithëmonë…

ObserverKult

———————-

Lexo edhe:

MITRUSH KUTELI: ATDHEU ËSHTË ATDHE, BILE EDHE ATËHERË KUR TË VRET

Mitrush Kuteli në letërsinë shqipe është i njohur si përkthyes, kritik letrar dhe për prozën e shkurtër, ku së bashku me Ernest Koliqin, cilësohen si themeluesit e prozës moderne shqipe.

“Profesionalizmi në letërsi, në vendin tonë është hë për hë një rrugë vuajtjesh, buka e tij është e hidhur. E hidhur them për atë që s’di marifete e hipokrizira. Terreni i letërsisë është një tokë tek gëlojnë gjarpërinjtë. Të vrasin shokët se ju bën hije. Dhe kur u bën hije do të thotë që nuk je i zoti për letërsi…”, kështu shkruante Mitrushi në testamentin e tij…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU