Mjellma Goranci, (1977) ka lindur në Prishtinë. Ka diplomuar në degën e Dizajnit Grafik, në Fakultetin e Arteve, në Universitetin e Prishtinës ku kreu edhe studimet master në Multimedia.
Që nga viti 1998 Mjellma është aktive në fushën e artit, duke qenë prezente në ekspozita të shumëta individuale, por edhe kolektive. Afiniteti i saj artistik shprehet në disa lëmi, ku dominon përkushtimi në dizajn, pikturë dhe qeramikë.
Mjellma i përketë një gjenerate artistësh që luftën e fundit në Kosovë e përjetoi sa ishte studente. Këtë përvojë, në thelb traumatike për të gjithë, ajo arriti ta asimiloj në art. Pas luftës ajo punoi me fëmijë e gra të traumatizuara duke funksionalizuar artin si terapi.
Menjëherë pas përfundimit të studimeve, Mjellma është angazhuar si dizajnere në disa intitucione dhe kompani, ndërsa ekspozitën e parë e hapi në vitin 2006. “Molla, Lule dhe Femrat”, shquhet për optimizmin që manifestohet përmes ngjyrave të shumëllojshme që vinë si frymëzim nga natyra, përditshmëria dhe momentet e bukura të jetës.
Tutje përmes ekspozitave të shumëta brenda e jashtë vendit, si në Holandë, Gjermani, Hungari, Turqi etj, ajo arriti të krijoj identitetin e saj të veçantë artistik duke u vlerësuar nga kritika, transmeton ObserverKult.
Përveç kësaj, rebelizmi i saj artistik shtrihet edhe në sensibilizimin e opinionit në raport me të drejtat e grave. Ka pothuajse një dekadë që Mjellma është e angazhuar si dizajnere e produkteve, punë kjo përmes së cilës, ajo ndihmon një target të caktuar të grave që të fuqizohen edhe ekonomikisht.
Mjellma është profesoreshë e Dizajnit në Fakultet të Arteve në Prishtinë e po ashtu punon edhe si skenografe në televizionin publik.
Në vazhdim ObserverKult ua sjell një mini-ekspozitë me punime të saja: