reklamë

Mjeshtri, Esat Musliu, nderohet në Festivalin Kombëtar të Filmit Shqiptar

Kush nuk e ka në mend filmin “Hijet që mbetën pas”? Ishte viti 1985 kur Esat Musliu qëndronte pas kamerës.

Është regjisori, është ai që pas kamerës shqyrtonte portretet e Matilda Makoçit, Xhevdet Ferrit, Ndriçim Xhepës e të madhit Reshat Arbana. 

“Rrethi i kujtesës”, “Nata e parë e lirisë”, “Vitet e pritjes”… Këto janë vetëm pak nga veprat me të cilat Musliu ka folur gjuhën artistike pas çakut të kinemasë. Nga Festivali Kombëtar i Filmit Shqiptar, i vjen mirënjohja dhe duartrokitjet që e emocionojnë.

Vitet e para të tranzicionit, Esat Musliu si regjizor dhe krijues i lire pati edhe një funksion tjetër, një mision jo të thjeshtë në Shqipërinë ku gëlonte piratëria. Artisti sot jeton me kujtimet dhe duartrokitjet e një jete ku filmat shkruhen, konceptohen, regjistrohen nën kujdesin e tij, aty pas kamerave, por kthehen në vepra që i mbijetojnë kohës./temA

ObserverKult


Lexo edhe:

Shqipëria dhe Kosova prezantuan trashëgiminë kulturore në Festivalin e Ambasadave në Hagë