“Shqipëria ndonjëherë shkakton frikë irracionale, tremben prej saj,- thonë se mund të ketë edhe pesë Shqipëri. Pra sado Shqipëri të ketë, sot kemi dy Shqipëri në Ballkan, dhe duhet të jemi të lumtur. Sidoqoftë shqiptarët sot kanë status të fuqishëm, janë bërë faktor i fuqishëm në Ballkan, gjë që nuk është e tepërt për ta. Për fatin tonë të keq faktori shqiptar në Ballkan ka qenë i tkurrur dhe,- vazhdoj ta përsëris, për fat të keq nuk e ka zënë atë vend real që duhet të kishte„/Ismail Kadare
Me gjak e me lot tragjedie u themelua trualli i shqiptarëve. Frika irracionale që shkaktonte kombi shqiptar te të tjerët, në Ballkan gjoja, në fakt, ka qenë gogol propagande. Por tani, kemi frikë se mos e humbim vetë me dorën tonë shqiptarinë, lirinë tonë. Kemi frikë se mos nga gogol propagande shëndërrohemi në gogol-xhihadësh. Perandorët e rinj osmanë, Erdogan-sulltanët me dhëmbët zgërdhirë, po këndojnë këngën “Ty shqiptar të kam gaz”. Europa perëndimore mezi ja hoqi nga thonjtë (për)dhunuesët shqiptarëve, për ti kuruar trutë atyre në familjen e shtëpisë së saj europiane. Mirëpo, trauma pesëshekullore e pushtimit osman paskish qenë e rëndë, fryma otomane paskish lënë probleme të ndërlikuara.
Frerët e nënshtrimit, që pushtimi osman ia kishte hedhur me aq mundim shqiptarëve, po bën që, edhe pse ato frerë janë hequr, po shihet që të dhunuarit ti shkojnë prapë nga pas (për)dhunuesit të tyre. Tempujt, historia e ndritur e kombit shqiptar, po bështyhen nga disa çeta fringo dumbabistash mu para syve tanë. Vuajtjet, persekutimin dhe tragjedinë e popullit shqiptar në shekuj, të gjitha këto dhimbje duan t’na i kurojnë ca hoxhallarë tinzarë e qesharakë në emër të allahut.
E padurueshme është qetësia që shfaqin politikanët shqiptarë të të dyja vëndeve, Kosovë e Shqipëri. Antieuropianët latent kanë marë formën më të frikshme që ekziston ndonjëherë në mentalitetin shqiptar.
Fryma pro-osmane, po krijon themele të reja në Shqipëri, Kosovë , te shqiptarët e Maqedonisë ka kohë që ka zënë vend. Tashmë nuk është film po të përmendet hapur këtu se: feja islamike është përqafuar nga më shumë se gjysma e shqiptarëve, se ka pashallarë të rinj vendës të lidhur me një mijë fije me erdogan-sulltanët e Anadollit, ka një shtresë njerëzish të nëndheshëm (të rrezikshëm) me prirje proislamike, ka shoqata të reja „ Dum Babën“(dalin hapur nëpër mediat shqiptare) të cilat janë gati të përmbysin gjendjen deri në rrebelim pro turk etj.,etj, Alarm!
E sigurtë, që këta paguhen nga Serbia dhe Turqia! Shqiptarët e lirë kanë filluar të mos besojnë më në vlerat e civilizimit europian. A ngjan kjo sikur shqiptarët nuk dinë të jetojnë të lirë? Po., ngjan dhe si kundërvënie kësaj fatkeqsie kërkohet sot më shumë se kurrë të saldohet një herë e mirë uniteti kombëtar. Largë hoxhallarëve radikalë e të pa atdhe! Gjergj Kastriotit Skënderbeu ti shumëfishohen statujat, të ngrihen përmendore të reja dhe, mundësisht numri të shkojë aq sa numri i xhamive.
Kush nuk beson se Serbia, nga njëra anë paguan radikalizimin islam, nga ana tjetër ankohet fuqive perëndimore duke i paditur ata: «Ja për çfarë na bombardove 1999-ën, për xhamitë e shqiptarëve!»
Në këtë mozaik gjeopolitik të botës, shqiptarët si komb duhet të bëjnë llogaritë përfundimtare me Europën. Larg.. larg islamit radikal-isiso-terrorist! Vetëm në qoftë se shqiptarët janë lodhur me kombin e tyre atëherë “Na ka zonë vorri me besë të dhanë„
Kombet e Europës së Bashkuar e kanë akoma të shenjtë konceptin e kombit dhe ne do ta mbajmë këtë si ata.Së paku ne shqiptarët nuk do të marim të parët flamurin për ta shkatërruar kombin tonë. Kur ta prishin gjermanët, francezët, anglezët…etj kombin e tyre, atëherë po e shohim edhe ne këtë punë. Pra nuk do bëhemi flamurtarë ne të vegjlit ta prishim kombin të parët.-© Ismail Kadare.
Taksën për liri shqiptarët e paguan me çmim shumë të madh. Çdo shqiptar i vërtetë anembanë globit ka dhënë kontribut për këtë liri të munguar . Çdo shqiptar i vërtet duhet të jetë në gjëndje ta mbrojë po me çmim të madh lirinë nga krimet që duan të bëjnë të tjerët në emër të saj./topkadare
(™ Luan Lapi ) Përftime nga: Novela «Lamtumira e së Keqes»; Intervista / © ISMAIL KADARA