MKRS/ Çmimi kombëtar “Muslim Mulliqi” i jepet Esat Vallës

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Spotit (MKRS) ka ndarë sot Çmimin Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Muslim Mulliqi” dhe Çmimin Vjetor për të arriturat në Fushën e Artit Pamor për vitin 2023.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, ministri i MKRS-së, Hajrulla Çeku tha se bazuar në vlerësimin e Komisionit Vlerësues, Çmimin Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Muslim Mulliqi” post-mortem e ndau për piktoren Alije Vokshi dhe Çmimin Vjetor për të Arriturat në Fushën e Artit Pamor për piktorin Esat Valla.

Çmimin post-mortem dhe mirënjohjen për piktoren Alije Vokshi e pranoi vajza e saj, Visare Selimaj, kurse piktori Esat Valla ishte i pranishëm në këtë ceremoni.

Alije Vokshi është gruaja e parë e diplomuar në pikturë, duke u bërë një ndër pioneret e artit pamor në Kosovë, ndërkaq Esat Valla është i njohur për pikturat e tij surreale.

Komisioni Vlerësues ishte në përbërje të Valbona Zherkës, Lirije Buliqit dhe Alisa Gojani-Berishës.

Ndryshe, këto çmime u jepen personaliteteve të shquara për arritjet profesionale, për ngritjen e vlerave dhe për kontributin e tyre në avancimin e artit.

ObserverKult


Lexo edhe:

MINISTRIA E KULTURËS E KOSOVËS NDAU ÇMIMET VJETORE PËR TEATËR- KËTA JANË FITUESIT

Në amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës në Pallatin e Rinisë në Ditën Botërore të Teatrit u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve vjetore për teatër 2023.

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, bazuar në vlerësimin e jurisë profesionale, çmimin për shfaqjen më të mirë ia ndau regjisorit francez Igor Mendijsky për shfaqjen “1984”, Teatri Kombëtar i Kosovës.

Çmimi për vepër jetësore post-mortem iu nda artistit të madh, Muharrem Qena.

Çmimin për regjinë më të mirë e mori regjisori Fadil Hysaj për shfaqjen “Fausti”, Teatri Kombëtar i Kosovës, Teatri Bekim Fehmiu Prizren, Teatri i Qytetit Gjilan.

Çmimin për aktorin/aktoren më të mirë e mori Adrian Morina për dy role në shfaqjet “1984” dhe “Fausti”.

Çmimi për prezantim të suksesshëm ndërkombëtar iu nda “Qendrës Multimedia”.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult