MKRS: Digjitalizohet arkivi personal i Muhamed Shukriut, përmban fotografi historike

Fondacioni Lumbardhi me mbështetje të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe në bashkëpunim me familjen Shukriu, ka filluar digjitalizimin e arkivit personal të Muhamed Shukriut, drejtor dhe themelues i “Entit për Mbrojtjen e Monumenteve të Trashëgimisë Kulturore” në Prizren dhe figurë kyqe e ruajtjes dhe zhvillimit të trashëgimisë kulturore dhe institucioneve të saj në qytet, njoftoi Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës.

“Koleksioni përfshin fotografi nga jeta private dhe profesionale, si dhe materiale të ndryshme të shkruara si shkresa, dokumente zyrtare, skenarë, plan-programe, inventarizime dhe korrespondenca, në lidhje me menaxhimin e trashëgimisë dhe ndër tjera themelimin e  Entit për Mbrojtjen e Monumenteve Kulturore dhe të Natyrës – Prizren (1967-1981), Kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Muzeun Arkelologjik, Muzeun e Elektroekonomisë së Kosoves “Hidroelektrana”, eksperditën e UNESCO-s dhe projekte tjera të rëndësisë lokale e kombëtare.”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.

ObserverKult

Nga arkivi i Muhamed Shukriut

Lexo edhe:

MKRS: FILLON REALIZIMI I PROJEKTIT PËR TË RUAJTUR DHE MBROJTUR HISTORINË E PASUR TË DRESNIKUT

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës ka njoftuar se ka nisur zyrtarisht dokumentimi i Lokalitetit Arkeologjik të Dresnikut i cili po zhvillohet përmes përdorimit të pajisjeve të avancuara të teknologjisë.  

Krejt kjo punë po bëhet nga MKRS-ja dhe Ambasada e SHBA-së në Prishtinë me partnerin zbatues CHwB Kosova.

Përmes punës në këtë lokalitet, MKRS-ja tha se po synojnë që të krijojnë një trashëgimi të qëndrueshme për brezat që do të vijnë… Ndryshe, pak ditë më parë Qeveria e Kosovës

Tekstin e plotë e gjeni KËTU