Tërmeti përmes lapsit të 45 karikaturistëve nga e gjitha bota (foto)

Situata e tërmetit në Shqipëri ka frymëzuar 45 karikaturistë nga e gjitha bota.

Ata kanë sjellë veprat e tyre me këtë tematikë pas një ftese të artistit, Agim Sulaj.

Sulaj, një nga emrat e njohur të karikaturës në Shqipëri, fitues i qindra çmimeve në mbarë botën, ka hapur këto ditë në Plaza, një ekspozitë e cila bën bashkë tre tematika.

Ndryshe nga vitet e tjera, unë prezantoj këtë vit tri ekspozita. Ekspozita e parë rrëfen për herë të parë një Agim Sulaj të panjohur, ku janë skicat e liceut, të cilat unë i konsideroja të humbura. Është ekspozita e tablove, në katin e parë, që ka nostalgjinë, sidomos të detit të Vlorës, si dhe mbresat nga fëmijëria, e gjetjet historike. Dhe e treta është kjo ekspozitë “Shqipëria pas tërmetit”, që për fat të mirë këtë vit vij me të gjithë shokët e mi artistë nga e gjithë bota”,- shprehet Sulaj.

Mjeshtërit e karikaturës e kanë e parë sipas këndvështrimit të tyre gjendjen që ka shkaktuar tërmeti në vendin tonë.

Pjesa më e madhe e tyre kanë luajtur me shqiponjën, flamurin, apo hartën e Shqipërisë.

Trishtimi është ajo çka bie në sy në këto punime, por në fund, në pjesën më të madhe mbizotëron shpresa për t’u ringritur.

Çdokush ka bërë diçka sipas mundësisë së që ka patur për situatën në të cilën u gjend vendi ynë pas datës 26 nëntor.

Ndjeja se duhet të bëja diçka edhe unë për atë që ndodhi. Mendoj se gjithkush ka bërë diçka me të tijën sipas edhe profesionit. Unë bëra një thirrje ndaj artistëve dhe miqve që njihja, me të cilët shpesh ndajmë salla ekspozitash, në vende të ndryshmet të botës” – thotë mjeshtri Sulaj.

Ai nuk e ka pritur që ndjeshmëria dhe reagimi do të ishte aq i lartë.

Brenda 4 ditësh, artist nga 45 vende të botës kanë dërguar punimet e tyre.

Nuk e imagjinoja që kjo thirrje do të merrte përmasë kaq të madhe. Por mesa duket kur bëhet fjalë për tragjedi të tilla natyrore të gjithë janë të ndjeshëm. E shpalla konkursin me datë 3 dhe deri në datë 7 kisha kohë, dhe pse kaq pak ditë çuditërisht ndodhi ajo gjë që doja të ndodhte, fjala “solidaritet”. Kur solidariteti dhe arti kombinohen me njëri-tjetrin bëjnë gjëra të mrekullueshme. Pikërisht me këto punime sjellin këtë ekspozitë ndërkombëtare në Tiranë”.

Më poshtë disa nga punimet botuar sot në DITA.