MKRS: Edhe 13 asete të trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përhershme

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës ka njoftuar që tani në mbrojtje të përhershme janë edhe 13 asete të reja të trashëgimisë kulturore.

Në Gjilan Shtëpia e Zekirja Abdullahut, Kisha e Shën Anës, Objekti i Kajmekamëllekut, Objekti i ish Depos Ushtarake Turke, Shtëpia e Haxhi Ahmetit.

Në Prizren, Kompleksi Monumental i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Kompleksi i Kishës Katolike “Zonja Ndihmëtare”, Kroi i Binbashit, Shtëpia e Musa Shehzades, në Partesh, Kisha e Shndërrimit.  

Në Ferizaj, Kompleksi i Ndërtesave: Xhami e Kishë Ortodokse, në Kamenicë, Teqeja e Sheh Zenel Abedinit, në Kaçanik, Xhamia e Hoxhë Sinan Pashës.

ObserverKult


Lexo edhe:

NDËRHYRJE EMERGJENTE PËR RUAJTJEN E KULLAVE NË KOSOVË

Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit të Kosovës ka njoftuar se, në të gjithë vendin janë duke u kryer restaurime. Dhe ndërhyrje emergjente në asetet e trashëgimisë kulturore.

Së fundmi kanë përfunduar punimet në kullën e Zeqir Hakajt, në Orrobërd të Istogut.

Kjo kullë e ndërtuar në shekullin XIX ishte dëmtuar shumë gjatë luftës në Kosovë. Kulla e Zeqir Hakajt deri në vitin 1999 ishte përdorur si shtëpi banimi.

Ndërkohë ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku njoftoi në rrjetet sociale se është shpëtuar edhe një tjetër shtëpi tradicionale e Prizrenit.

“Restaurimet tona anembanë vendit nuk kanë të ndalur. Transformimi në trashëgiminë kulturore është i dukshëm. Kështu është shprehur ministri Çeku.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult