Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës ka njoftuar se ka nisur zyrtarisht dokumentimi i Lokalitetit Arkeologjik të Dresnikut i cili po zhvillohet përmes përdorimit të pajisjeve të avancuara të teknologjisë.
Krejt kjo punë po bëhet nga MKRS-ja dhe Ambasada e SHBA-së në Prishtinë me partnerin zbatues CHwB Kosova.
Përmes punës në këtë lokalitet, MKRS-ja tha se po synojnë që të krijojnë një trashëgimi të qëndrueshme për brezat që do të vijnë.
Ndryshe, pak ditë më parë Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin e dytë të shpronësimit të parcelave për realizimin e Projektit për Mbrojtjen dhe Menaxhimin e Lokalitetit Arkeologjik të Dresnikut.
ObserverKult
Lexo edhe:
NËNSHKRUHET MEMORANDUM BASHKËPUNIMI PËR LOKALITETIN ARKEOLOGJIK TË DRESNIKUT
Projekti “Ruajtja e Lokalitetit Arkeologjik të Dresnikut” është përzgjedhur një nga 6 projektet nga rajoni i Evropës dhe Euro-Azisë. Kjo është financuar nga Fondi i Ambasadorit për ruajtjen e trashëgimisë kulturore.
Krejt kjo nëpërmjet një bashkëpunimi shumë të ngushtë ndërmjet institucioneve profesionale dhe Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.
Kështu u bë me dije këtë nëpërmjet një njoftimi në Facebook nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës.
Ministri i Ministrisë së Kulturës, Hajrulla Çeku së bashku me Jeffrey Houvenier, kanë nënshkruar Memorandumin e bashkëfinancimit.
Ky memorandum paraqet hapin e parë drejt ruajtjes dhe promovimit të Dresnikut. Kjo si lokalitet i trashëgimisë kulturore me potencial për zhvillim të turizmit kulturor.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
MANJOLA BRAHAJ: E KEM’ HARRUE VETEN
E kem’ harrue veten brenda katër muresh,
në shkallët që i ngjesim dhe i zbresim kush e di sa herë në ditë,
si sizifë të markuem me destinin e parathanun,
si endacakë të lidhun brenda nji rrethi vicioz,
me pamundësinë për me kërkue të varun në qafë,
si nji medaljon dështimesh të parrëfyeme tek askush.
Nuk e dimë ku asht vetja,
e ndame pjesë pjesë,
në copëza, në thërrime, në kokërrza vogëlane…
Pak mundet me u gjetë në ballkonin e stëmbushun me tesha,
në përsosmërinë e palosjes e bardhësisë,
bash si andrrat e dikurshme.
Pak mundet me u gjetë në kuzhinën e stërmbushun me gatime gjithfarësh,
në shijet parajsore të ngopjes dhe mbingopjes,
të teprisë mbi tepri.
ObserverKult