Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi për lokalitetin arkeologjik të Dresnikut

Projekti “Ruajtja e Lokalitetit Arkeologjik të Dresnikut” është përzgjedhur një nga 6 projektet nga rajoni i Evropës dhe Euro-Azisë, për t’u financuar nga Fondi i Ambasadorit për ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

Krejt kjo nëpërmjet një bashkëpunimi shumë të ngushtë ndërmjet institucioneve profesionale dhe Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë. Kështu u bë me dije këtë nëpërmjet një njoftimi në Facebook nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës.

Më tej, sipas njoftimit bëhet me dije se ministri i Ministrisë së Kulturës, Hajrulla Çeku së bashku me Ambasadorin e SHBA-së, Jeffrey Houvenier, kanë nënshkruar Memorandumin e bashkëfinancimit.

Ky memorandum paraqet hapin e parë drejt ruajtjes dhe promovimit të Dresnikut si lokalitet i trashëgimisë kulturore me potencial për zhvillim të turizmit kulturor.

Ndërkohë përmes këtij fondi, në bashkëpunim me ekspertët vendorë e ndërkombëtarë, do të zhvillohet dokumentimi dhe plani i menaxhimit dhe i konservimit të këtij lokaliteti.

“Ruajtja dhe menaxhimi adekuat i këtij lokaliteti do të mundësojë qasjen e publikut, ruajtjen e dëshmive materiale, përfshirë edhe mozaikun e jashtëzakonshëm, duke mundësuar kështu promovimin e trashëgimisë së përbashkët kulturore për publikun vendor dhe vizitorët e huaj”, thuhet në njoftim.

Krahas këtij bashkëpunimi të rëndësishëm, MKRS tashmë ka ndërmarrë hapat për sigurimin e qasjes për hulumtim dhe shfrytëzim të pronave ku gjendet lokaliteti, duke iniciuar kështu procesin e shpronësimit të parcelave pranë Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Tutje, bëhet me dije se do të bëhet edhe finalizimi i elaborateve, dhe marrja e vendimit të parë në Qeveri për procedurën e shpronësimit.

“Në këtë mënyrë po sigurohemi që asetet e trashëgimisë arkeologjike e kulturore të marrin vëmendjen e duhur, përmes mbështetjes financiare, ekspertizës shkencore profesionale dhe bashkëpunimit të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë”, thuhet në njoftim.

ObserverKult


çmimet

Lexo edhe:

MINISTRIA E KULTURËS NDAU ÇMIMET VJETORE PËR LETËRSI

Sot, në Ministrinë e Kulturës, u mbajt ceremonia për ndarjen e Çmimit Kombëtar Letrar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli” dhe për Çmimet Vjetore për letërsi për vitin 2022. Juria profesionale e kryesuar nga Osman Gashi dhe me anëtarët Bardh Rugova, Rrahman Paçarizi, Gëzim Aliu dhe Azem Deliu, pasi i lexoi dhe i vlerësoi veprat dhe nominimet e pranuara në konkurs, vendosi:

Çmimi Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Azem Shkreli” t’i ndahet z. Zejnullah Rrahmanit.

Çmimi për Veprën më të mirë në Prozë “Anton Pashku” t’i ndahet z. Veli Karahodës për romanin “Fundi i palavdishëm i Igor Bagrickit”.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


ALI PODRIMJA: CILA DO TË JETË KËNGA IME E MBRAMË, KOSOVË…

Ka rënë degë e thyer prej reje në trupin tënd të
shituar, Kosovë.

Konaqet e tua deri në themel po rrënohen,
e përtej dhimbjes do britje shemben me ballin tim,
me krahët e zogut tim të vrarë me dashurinë e
njerëzve të mi të kallur etjeje.

Rreth trupit tënd si gjarpër mbështjellë jam,
vatrat e shkimbura për t’i përflakur,
duar e këmbë t’i lidh me lëmshin e përrallave të tua –
se s’të lëshoj gjallë me gjak, pa të larë pëllëmbë për
pëllëmbë, eshtra e jetë në ty pa i lënë

konak e më konak pa të ndezur flakë…
Kam rënë degë e thyer prej reje në trupin tënd të
shitur prej pushkës kobzezë, prej pushkës
së padukshme…
Cila do të jetë kënga ime e mbramë dhe fjala e fisit tim?

Plepi i shtëpisë sime u dogj, ku t’i preh sytë,
ku ta shuaj flakën e ujës për ty, Kosovë?

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult