Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) e Kosovës dhe Komuna e Gjakovës kanë nënshkruar së fundmi një memorandum bashkëpunimi për realizimin e dy projekteve: revitalizimin e Çarshisë së Gjakovës dhe konservimin/restaurimin e monumentit të shkollës së vjetër të Muzikës – ish Mejtep Ruzhdije.
Kështu ka njoftuar MKRS nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale.
Kjo marrëveshje bashkëpunimi është nënshkruar ndërmjet u.d sekretarit të përgjithshëm të MKRS-së, Xheladin Krasniqi dhe kryetarit të Gjakovës, Ardian Gjini.
ObserverKult
Lexo edhe:
MINISTRIA E KULTURËS MERR NË MBROJTJE TË PËRHERSHME EDHE 11 ASETE TË TRASHËGIMISË KULTURORE
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka njoftuar se ka pasuruar listën e trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përhershme me 11 asete të reja.
Këto asete, sipas njoftimit që MKRS-ja ka bërë në rrjetet sociale, gjenden kryesisht në Prizren, por jane edhe disa në qytete tjera.
Bëhet fjalë për Tumën e Shpenadisë në Prizren, Tumën e Gjinocit në Suharekë, vendbanimin shumështresor të Topanicës në Kamenicë, vendbanimin prehistorik të Hisarit në Suharekë, Sahat Kulla dhe Muzeu Arkeologjik në Prizren
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
MINISTRIA E KULTURËS ORGANIZON PUNËTORI PËR HARTIMIN E KONCEPT DOKUMENTIT PËR TRASHËGIMI KULTURORE
Në kuadër të programit për reformën ligjore dhe institucionale në fushën e Trashëgimisë Kulturore në Republikën e Kosovës, është mbajtur takimi i radhës i grupit punues për hartimin e Koncept Dokumentit për Trashëgimi Kulturore.
Kështu ka njoftuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës nëpërmjet një njoftimi për media derisa ka theksuar se ky koncept-dokument, i hap rrugë identifikimit të gjendjes dhe avancimit të politikave shtetërore për trajtimin e kësaj fushe.
“Në këtë fazë, grupi punues është duke diskutuar për sfidat me të cilat përballet kjo fushë, me qëllim të identifikimit të problemit dhe parimet udhëheqëse për hartimin e këtij Koncept Dokumenti”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult