Zbulohet personi tjetër që nuk do të jetë pjesë e ‘Sex and the City’

Seriali, “Sex and the City”, do të rikthehet sërish në ekran.

Sipas mediave, seriali do të ketë 10 episode gjithsej dhe pjesë e kastit të aktorëve do të jenë: Sara Jessica Parker, Kristin Davis dhe Cynthia Nixon, ndërkohë që aktorja Kim Cattrall ka konfirmuar që nuk do të jetë pjesë e serialit, dhe në vend të saj do të luajë aktorja Sara Ramirez, transmeton ‘lapsi.al’.

Mirëpo së fundmi është zbuluar se edhe stilistja dhe kostumografja, Patricia Field, nuk do jetë pjesë e këtij rikthimi. Lajmi u konfirmua nga Patricia e cila u shpreh se arsyeja e largimit ka qenë fakti që koha e xhirimeve të serialit përkon me xhirimet e “Emily in Paris”, ku ajo ka të njëjtin rol.

LEXO EDHE: Merret vesh, ja kush do ta interpretojë Samanta-n në “Sex and the City”