Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës, me vendim të ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka plotësuar vendet e lira në këshillat drejtues aty ku kishte nevojë për plotësim.
Në Këshillin Drejtues të Filarmonisë së Kosovës anëtarët e ri të emëruar janë Kreshnik Aliçkaj dhe Milot Mustafa, përfaqësues i MKRS-së.
Në Këshillin Drejtues të Galerisë Kombëtare të Kosovës është emëruar Arlinda Hajrullahu, përfaqësuese e MKRS-së.
Në Këshillin Drejtues të Baletit Kombëtar të Kosovës është emëruar Fatbardha Nasufi, përfaqësuese e MKRS-së.
Në Këshillin Drejtues të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës është emëruar Bardh Rugova.
Në Këshillin Drejtues të Qendrës Kinematografike të Kosovës janë emëruar Besim Ugzmajli, More Raça, Xhejlane Tërbunja, dhe Bislim Bislimi, përfaqësues i MKRS-së, transmeton ‘epokaere’.
Këshillave drejtues MKRS-ja u ka uruar punë të mbarë. Gjithashtu, është zotuar për bashkëpunim maksimal dhe për zbatim të të gjitha obligimeve dhe detyrave për ta ndihmuar ngritjen e kapaciteteve të institucioneve kombëtare të kulturës, ndërtimin e një vizioni të ri për kulturën dhe arritjen e standardeve më të larta artistike në Kosovë.