
Pikërisht në Ditën Botërore të Teatrit, u mbajt ceremonia për ndarjen e Çmimeve Vjetore për Teatër 2024.
Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, bazuar në vlerësimin e jurisë profesionale, Çmimin Kombëtar për Vepër Jetësore në fushën e Teatrit ia ndau kostumografes Samka Ferri.
Çmimin për Shfaqjen më të Mirë e mori “Martesa”, ndërsa për regjinë më të mirë u shpërblye shfaqja “Djali” e Erson Zymberit.
Shpëtim Selmani e fitoi çmimin Aktori më i Mirë.
Për Prezantim Ndërkombëtar të Suksesshëm fitues u shpall Qendra “Multimedia” me shfaqjen “The Handke Project”.
Pjesë e jurisë ishin Alban Beqiraj, Agon Myftari, Aurita Agushi, Xhevdet Doda dhe Blerta Surroi./express
ObserverKult
—————————–
Lexo edhe: