
Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku në një ceremoni rasti, sot ndau Çmimin Kombëtar për Vepër Jetësore dhe Çmimet Vjetore për Letërsinë për vitin 2024.
Poetja dhe studiuesja Donika Dabishevci, me veprën e saj “E gjithkoshmja Andërr” u vlerësua me Çmimin për veprën më të mirë në poezi, me motivacionin:
“Për memorizimin poetik të luftës në Kosovë dhe krijimin e dëshmisë artistike që kthehet në testament letrar. Poezia e këtij libri shpalos mikroperspektivën e historisë së luftës 1998-99, amplifikon zërin e viktimave civile, siç amplifikon edhe zërin e njeriut në zgrip të ekzistencës pas vitit 1999, si një thirrje për të kujtuar dhe një thirrje për të mos harruar”.
Juria që ka bërë përzgjedhjen e fituesve ishte në përbërje nga Majlinda Bregasi, kryesuese, Entela Tabaku, Blerina Rogova Gaxha, Hysen Matoshi dhe Shpëtim Selmani, anëtarë.

ObserverKult
Lexo edhe: