MKRS-ja ndau çmimet vjetore për teatër, Çmimin Kombëtar për Vepër Jetësore e fitoi Samka Ferri- Shpëtim Selmani u shpall aktori më i mirë

Pikërisht në Ditën Botërore të Teatrit, u mbajt ceremonia për ndarjen e Çmimeve Vjetore për Teatër 2024.

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, bazuar në vlerësimin e jurisë profesionale, Çmimin Kombëtar për Vepër Jetësore në fushën e Teatrit ia ndau kostumografes Samka Ferri.

Çmimin për Shfaqjen më të Mirë e mori “Martesa”, ndërsa për regjinë më të mirë u shpërblye shfaqja “Djali” e Erson Zymberit.

Shpëtim Selmani e fitoi çmimin Aktori më i Mirë.

Për Prezantim Ndërkombëtar të Suksesshëm fitues u shpall Qendra “Multimedia” me shfaqjen “The Handke Project”.

Pjesë e jurisë ishin Alban Beqiraj, Agon Myftari, Aurita Agushi, Xhevdet Doda dhe Blerta Surroi./express

ObserverKult

—————————–

Lexo edhe:

“E GJITHKOHSHMJA ANDËRR” E DONIKA DABISHEVCIT MERR ÇMIMIN PËR VEPRËN MË TË MIRË ME POEZI PËR VITIN 2024