MKRS: Ka përfunduar faza e parë restauruese në Hamamin e Gazi Mehmed Pashës

Kanë përfunduar punimet restauruese të fazës së parë në objektin e Hamamit të Gazi Mehmed Pashës i cili gjendet në qendër të qytetit të Prizrenit, shumë pranë Xhamisë së Kukli-Mehmed Beut dhe Xhamisë së Emin Pashës.

Ndërkaq shumë shpejt pritet të nisë faza e dytë e restaurimit, ka njoftuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Objekti i Hamamit është ndërtuar në vitin 1563-74, nga Gazi Mehmet Pasha, Sanxhakbej i Shkodrës më 1573-1574. Në portën kryesore është vendosur pllaka me mbishkrim (1833) e cila tregon datën e restaurimit të hamamit nga ana e vëllezërve Tahir dhe Mehmed Pashë Rrotulli.

Hamami gjendet në kuadër të ansamblit arkitektonik të themeluar nga Gazi Mehmet Pasha, ku gjenden Xhamia e Bajraklisë, shkolla e mesme (medresa), shkolla fillore (mejtepi), biblioteka dhe mauzoleumi (tyrbja).

Ky objekt është aset i trashëgimisë kulturore i një rëndësie të veçantë pasi që për shekuj me radhë ka qenë pjesë e pandashme e jetës së qytetarëve të Prizrenit dhe është shndërruar në simbol shpirtëror dhe kulturor.

ObserverKult


Lexo edhe:

MKRS-JA VAZHDON ME INVESTIME, TANI NË KOMPLEKSIN E KULLAVE TË ISË BOLETINIT

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit po e vazhdon punën me të njëjtin avaz për ruajtjen e monumenteve kulturore.

Tash së fundmi ka nisur punën për dy programe për kompleksin e Kullave të Isë Boletinit të Komunës së Zveçanit që po trajtohet me prioritet.

Përmes një njoftimi, MKRS-ja ka treguar në detaje se bëhet fjalë për kurimin profesional të ekspozitës së përhershme muzeore dhe funksionalizimin e tij përmes meaxhimit e aktiviteteve të rregullta.

Për krejt punën në këto programe, MKRS-ja parashihet të investojë afër 185 mijë euro.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


mimoza çobo Guxoj të puth rrënjët e shpirtit, se të dua, dua fuqinë legjendare, që rrezaton si burrë, guxoj të admiroj nurin e bukurive të tua, nurin e thjeshtësisë, që nuk vyshket kurrë.

MIMOZA ÇOBO: KUR NJË GRUA TË DO…

Poezi nga Mimoza Çobo

Kur një grua të do, të lidh me fashë të zjarrtë,
avullon djersën e saj të ngjitesh reve lartë,
zbret ujvarë nga alpet mbi përroin e thatë,
spërkat me bulëza uji, zambakët e pritjes së gjatë.

Kur një grua të do, lumturia troket në derë,
dimri me flokë ngrice nga dritarja del,
se dashuria e një gruaje kthen dimrin në verë,
gonxhes së paçelur, me frymë i thotë, çel!

Kur gruaja loton, si reja në vjeshtën e parë,
ti mblidhi gjithë ndjenjat në tufë jargavan
shtratin martesor, bëje luadhin e ëndrrave të saj,
sa t’i japësh një puthje, ajo dashurohet prapë.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult