MKRS: Kanë përfunduar punimet për restaurimin e Mullirit në fshatin Majac

Kanë përfunduar punimet e nisura në muajin tetor të vitit të kaluar për restaurimin e Mullirit në fshatin Majac të Podujevës.

Kështu ka njoftuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) përmes një njoftimi në rrjetet sociale.  

“Mulliri i fshatit Majac i ndërtuar në shek. XIX, aset ky me plot vlera shpirtërore e arkitekturore do të bartet tek brezat e ardhshëm”, thuhet në njoftim.

Përndryshe punimet në këtë mulli janë kryer me shumë kujdes, në mënyrë që të ruhet etniciteti i mullirit për brezat e ardhshëm.

ObserverKult


mehdi malkaj sergei esenin

Lexo edhe:

SERGEJ ESENIN: MUND QË NESËR TË DUA NJË TJETËR…

Mbrëmja vetullat ngrysi. Se ç’kuaj
Hingëllijnë n’oborr, nuk po di.
Dje na humbi rinia, më thuaj,
Dje u puthëm së fundi të dy?

Trojkë e vonë, ç’gërhet? Më ngadalë!
Jeta jonë as la gjurmë gjëkund.
Ndoshta nesër, në shtrat të spitalit,
Do të prehem në paqen pa fund.

Apo ndoshta papritur do ndihem
I shëruar e plot gjallëri
Dhe do rri të mbaj vesh, gjer të shkrihem,
Shushurimn’ e qershive nën shi.

Do harroj ç’plagë zemre më brejtën
Këta vite të turbullt stuhish.
O fytyrëz e dashur, e shtrenjtë!
Ndër kujtime, veç ti do më ndrish.

Mund që nesër të dua një tjetër,
Po, ta dish, dhe asaj, orë e çast,
Veç për ty, për mikeshën e vjetër,
I përmallur gjithnjë do t’i flas.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:


HAMDI REQICA: I RRËZUAR

Poezi nga Hamdi Reqica

rrëzuar nga bedenat e kështjellës së dashurisë
kam rënë në dyshemenë prej flokëve të tu
të gështenjtë

pranë teje shtrirë brinjë më brinjë
brinjët tona diç pëshpërisin mallshëm

aroma dehëse e frymës
jetë frymës i jep
rrënqethem kur buzët e tua të thara
shkrumbi i buzëve të mia i çukit

rrëzohem e qaj e çohem
i zhagmitur
zhgjëndërr të kërkoj në halishtë
se në det s’më vjen veçse ëndërr e kallur

të gjej në qoshet e arkës së kujtimeve
sytë e tu i thërras
iu flas
i heshtur vallëzoj me hijen tënde prej flake

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult