Jo pak raste kanë ndodhur vetëm viteve të fundit të dëmtimit të objekteve të trashëgimisë kulturore në vend.
Dhe ky avaz ka vazhduar deri më tash, derisa askush nuk është dënuar për këto veprime të ulëta.
Lidhur me këto raste, gjegjësisht luftimin e kësaj dukurie, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka pritur në takim së fundmi ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, zëvendësministrin e Ministrisë së Drejtësisë, Vigan Qorolli, përfaqësuesin nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, Agron Qalaj, zëvendëskryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Qerim Ademaj dhe Arbnesh Ajvazin, përfaqësues nga Policia e Kosovës.
Palët së bashku, siç njoftoi MKRS-ja përmes një njoftimi në Facebook, kanë diskutuar për angazhimin e përbashkët në parandalimin e dëmtimit të trashëgimisë kulturore dhe forcimin e bazës ndëshkuese për dëmtuesit.
Ndryshe, nga ky takim i përbashkët të gjitha palët nga instucionet që përfaqësuan ranë dakord që përmes takimeve të rregullta dhe veprimeve të përbashkëta të sigurohen që çdo aset të kthehet në gjendjen e mëhershme. E ata që i dëmtojnë këto asete, u tha se do t’i marrin dënimet e merituara. /ObserverKult
Lexo edhe:
RUAJTJA DHE PROMOVIMI I PASURIVE KULTURORE NË JANJEVË, DISKUTOHEN PLANET
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës bëri të ditur se përfaqësuesit e institucioneve qendrore dhe atyre lokale, profesionistët e fushës dhe OJQ-të, u takuan për të diskutuar planet efektive për ruajtjen dhe promovimin e pasurive kulturore në Janjevë.
Në postimin e tyrë në Facebook ata pohuan se nëpërmjet një serie prej gjashtë punëtorish do të fokusohen në hartimin e planit të konservimit, menaxhimit dhe zhvillimit të turizmit në Janjevë.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ALEKSANDËR PUSHKIN: KTHEHU E DASHUR
Nga Aleksandër Pushkin
O, n’ësht’ vërtet se natën von’
Kur prehet hëna dhe ndriçon
Mbi gurë varresh të harruar,
O, n’është’ vërtet se hapet dheu
E dalin hiet atë çat,
Do dal Lejlasë t’i thërras:
Tek un’ e dashur kthehu! kthehu!
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult