MKRS: “Marin Barleti” do të jetë rrugë model se si duhen trajtuar vlerat historike

Pjesa e Qendrës Historike në Prizren, gjegjësisht rruga “Marin Barleti” shumë shpejt do të shndërrohet në lokacion tërheqës për qytetarët dhe vizitorët.

Kjo falë punëve që janë bërë dhe që po vazhdojnë të bëhen në këtë lagje, gjegjësisht në rrugën “Marin Barleti” për restaurimin e shtëpive.

Kështu ka njoftuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

“Pas përfundimit të të gjitha punëve në vitin 2025, përfshirë rehabilitimin e infrastrukturës nëntokësore, “Marin Barleti” do të jetë rrugë model se si duhen trajtuar vlerat historike në shkallë të gjerë.

Kjo rrugë së shpejti do të shndërrohet në lokacion tërheqës për vizitorët dhe qytetarët”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.

ObserverKult


lasgush poradeci

Lexo edhe:

LASGUSH PORADECI: KUR TË MË JESH E ZEMËRUAR

Ti m’u rrëfeve për sëpari shkrepëtimtare në stoli,
Un’ ëndërrova se në zemër po më valon një mall i ri.
O, ç’ka që m’u venit qipalla me kaq të ngjethur të pafaj?
Haj! shkretëtirë-e-zemrës s’ime! Dhe haj! e zeza jetë, haj!

Posi një yll i perënduar më pate humbur gjith më larg…
Nga malli yt i thura fjalët gjith sërë-sërë-e-varg-e-varg;
E çdo mendim e pata tretur vetëm n’ërgjënd e në flori,
O, vashë-e lotit të zhuritur që vetëtin nër syt’ e mi.

Prej largësisë së pa anë kalon durimi mot-me-mot…
Pas kaqe kohë dhemshurije, ndaj vëndi-i lum as eja sot!
Në gjirin t’ënd të llaftaruar m’a lerë mëndjen t’a humbas,
Të ndjej si zemra më gatohet plot me dëshir’ e plot me gas.

Ti buzëqesh-më-zilitare,e më çkëlqe si vetëtim,
E më vështro me sy pëllumbi drejt mun në fund të shpirtit t’im;
Se gazi-i-kthjellt’ i lumtërisë, që çel si lulja në mëngjes,
Si lule-e pastër do më mbijë në krahruar mun në mes:

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult